Tërhiqet filmi për tsunami
Pamjet tmerruese të tsunamit në film nuk janë të përshtatshme për shfaqje në rrethanat aktuale në Japoni, thuhet në arsyetimin e shtëpisë filmike Warner Brothers, e cila e distribuon filmin e Clint Eastwood.
Sipas BBC, tërheqja e filmit “Hereafter” nga kinematë japoneze erdhi si pasojë e tërmetit dhe tsunamit shkatërrues që goditi Japoninë më 11 mars.
Shtëpia japoneze Satori Otani, një degë kjo e kompanisë Warner Entertainment në Japoni, bërë të ditur ndërprerjen e shfaqjes së këtij filmi në kinematë japoneze.
Ndryshe, filmi i regjisorit Clint Eastwood përmban skena të tsunamit të vitit 2004, i cili asokohe goditi Oqeanin Indian, duke lënë pas vetes mbi 230,000 viktima. “Hereafter” në Japoni filloi të shfaqej muajin e kaluar. Filmi u shfaq në rreth 180 kinema, dhe ishte paraparë të shfaqej deri në fund të këtij muaji.