Dylan Dog bëhet film
Horror stripi i mrekullueshëm "Dylan Dog", i Tiziano Sclavio’s, së shpejti do të ketë edhe versionin e tij filmik.
Nga Express më 16 mars 2011 në ora 12:02
Dylan Dog është një strip tejet i popullarizuar italian, i njohur edhe për lexuesit shqiptarë paska më në moshë, kryepersonazhi i të cilit është një hulumtues i dukurive paranormale, me adresë në Londër.
E, në film Dylan Dog e zgjidhë një rast në New Orleans, në qytetin ku ekziston një subkulturë e fshehtë e zombive dhe e përbindëshave tjerë të pavdekshëm. Në rolin kryesor shfaqet Brandon Routh, që njihet për rolin e tij në versionin e vitit 2006, të filmit “Supermen”.
Fatkeqësisht, edhe pse Dylan Dog edhe në film e nget VW Beatle’n e tij, pjesë e filmit s’do të jetë ndihmësi i tij, Grucho. Në film Dylan do të ndihmohet nga një zombi simpatik, të cilin e luan Sam Huntington.