Tension në Vlorë/ Protestuesit tentojnë të hyjnë me forcë në Muzeun Hebraik, përplasje me policinë
Situatë e tensionuar është regjistruar në Vlorë gjatë protestës, ku qytetarët kanë tentuar të futen në ambientet e brendshme të Muzeut Hebraik.
Përballë situatës, forcat e Policisë kanë ndërhyrë për të shoqëruar protestuesit.
Kujtojmë që prej 4 ditësh në Tiranë dhe në shumë qytete të tjera kanë shpërthyer protestat kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.