Studentët në protestë për dorëheqjen e Ramës, policia arreston 10 persona, 22 të tjerë u proceduan penalisht
Policia e Tiranës ka arrestuar 10 persona dhe ka proceduar penalisht 22 të tjerë në vijim të veprimeve hetimore për protestën e zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet, ku të rinjtë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Blutë e kryeqytetit thonë se personat e arrestuar janë kapur duke hedhur gurë dhe sende të tjera të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinës së Ministrisë së Arsimit.
Si pasojë e këtyre veprimeve, sipas Policisë, janë shkaktuar dëmtime fizike ndaj efektivëve, si dhe dëme materiale në godinën e Ministrisë së Arsimit dhe në sinjalistikën rrugore.
Policia bën të ditur se gjatë tubimit të zhvilluar një ditë më parë janë dëmtuar gjithsej 8 punonjës të Policisë.
Në kuadër të veprimeve procedurale, 10 personat janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 22 të tjerë janë proceduar penalisht.