Shpërndahen protestuesit, forcat RENEA marrin në kontroll Kryeministrinë! Bulevardi i mbushur me plumba gome
Forcat RENEA kanë rrethuar kryeministrinë në mbrojtje të zyrës së Edi Ramës.

Protestuesit u tërhoqën nga bulevardi në drejtim të qendrës dhe rrugë të tjera që lidhin me sheshin Skënderbej.
Efektivët hodhën në sasi të lartë gaz lotsjellës. Mbrapa protestuesit lanë objekte të djegura.
Gjithashtu në bulevard janë gjetur plumba gome në sasi të shumtë përtokë që janë hedhur nga policia gjatë gjithë protestës së sotme në drejtim të të rinjve para Kryeministrisë.