Tërhiqet shorti për ndeshjet e sezonit 2012/2013 në Serie A

Është tërhequr shorti për ndeshjet e sezonit 2012/2013 në Serie A, ku shumë përballje interesante do të mund t`i shohim në javët e para, e jo në javët përfundimtare si sezonin e kaluar.
Kampioni aktual, Juventus, e pret Parmën në sfidën hapëse të sezonit, ndërsa me rivalin e përgjakshëm, Interin, do të takohet në javën e 11-të.
Milani do të ketë punë me Sampdorian më 25 gusht, ndërsa Interi do të udhëtojë te skuadra e promovuar, Pescara.
Derbi i parë milanez i këtij sezoni do të zhvillohet në javën e shtatë, që fillon më 7 tetor. Lazio dhe Roma do të takohen për herë të parë në derbin romak vetëm pesë javë më vonë.