Sot, ceremonia e hapjes së Lojrave Olimpike "Londër 2012"

Sot zhvillohet ceremonia e hapjes së Lojrave Olimpike “Londër 2012”. Organizatorët e kompeticionit më të madh të sportit botëror kanë bërë të ditur se në shfaqjen spektakolare do të marrin pjesë njërëzit më të famshëm të artit, muzikës dhe jetës politike të Britanisë, përfshirë edhe Mbretëreshën Elisabetë dhe pjestarët e tjerë të Familjes Mbretërore.
Edhe pishtari që mbart flakën Olimpike është në metrat e fundit, përpara se të hyjë mbrëmjen e sotme në stadiumin "Olimpik" të Londrës për ceremoninë e hapjes, ku do të parakalojnë mbi 10 mijë atletë nga 204 vende të botës, përfshirë edhe 20 pjestarët e delegacionit shqiptar, i cili në Londër 2012 përfaqësohet me 11 sportistë në pesë disiplina të ndryshme.
Ndërkohë ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike “Londër 2012” është emëruar si “Ishulli i çudirave”. Ajo do të shoqërohet me një prezantim të Britanisë që në fillimet e saj dhe kostoja e këtij spektakli do të arrijë shumën prej 36 milion euro.
Drejtor artistik i këtij manifestimi është regjisori britanik Deni Bojl, i cili është autor i filmave "Trejnspoting", "28 ditë më vonë " si dhe "Milioneri prej balte" për regjinë e të cilit në vitin 2008-të mori çmimin Oskar. Krahas asaj që ende nuk dihet se si do të duket ceremonia e hapjes solemne të këtyre lojërave, dihet vetëm ajo se do të zgjasë 3 orë dhe në të do të performojnë rreth 15 mijë vullnetarë.