E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha zyrtarisht në Red Bull

Valon Berisha është futbollist i ri i Red Bull Salzburgut. Lajmin e ka konfirmuar klubi austriak përmes uebfaqes së vetë zyrtare. Drejtori sportiv i klubit austriak, Ralf Rangnick e ka pranuar se Berisha kishte oferta nga klube të ndryshme evropiane, por që vendosi të firmoste me klubin austriak.

“Jemi të nderuar që e zgjodhën ekipin tonë. Berisha është lojtar i nivelit ndërkombëtar dhe bëhet fjalë për transferim mjaft të dobishëm për ne”, deklaroi ai.

Berisha do ta vesh fanellën me numrin 14 në ekipin e ri. Ekipi i deritashëm i tij, Viking e ka falënderuar 18 vjeçarin për kontributin e dhënë dhe i ka uruar suksese në karrierë.

“Vikingu është mjaft i kënaqur që kjo marrëveshje e kalimit është kompletuar. Valonit i urojmë çdo të mirë në klubin e ri dhe do ta ndjekim nga afër në të ardhmen. E falënderojmë për kontributin e dhënë dhe them se dyert e tij për në Viking do të jenë gjithmonë të hapura”, ka thënë presidenti i klubit norvegjez, Geir P. Solstad për TV 2 Sport.

Berisha kishte debutuar në elitën e futbollit norvegjez në vitin 2010, si 17 vjeç. Në fillim të këtij viti, ai ishte ftuar në një turne me përfaqësuesen A të Norvegjisë. 19 vjeçari ka zhvilluar 89 ndeshje me Vikingun, ku luan vëllai i tij më i vogël, Vetoni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›