Vermaelen mirëpret nënshkrimin e Podolskit

Mbrojtësi i Arsenalit, Thomas Vermaelen, ka mirëpritur ardhjen e Lukas Podolskit.
“Nuk e kam parë atë ende të stërvitet me ne këtë para-sezon pasi ai erdhi vonë pas Euros. Por sigurisht, e njoh Podolskin nga ekipi kombëtar kur e kam parë të luajë dhe ne kemi luajtur kundër tij vitin e kaluar kur luajtëm ndaj Koln”.
“Mendoj se ai është një lojtar i madh me një këmbë të majtë të shkëlqyeshme, dhe një qasje të mirë dhe disiplinë po ashtu. Jam vërtet i lumtur që ai është me klub”.
“Giroud ishte golashënuesi më i mirë në ligën franceze, kjo tregon mjaft”, ka thënë Vermaelen.