Tërmet 4.6 ballë Rihter në bregun perëndimor të Turqisë
STAMBOLL- Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter goditi sot bregun perëndimor të Turqisë, pa shkaktuar viktima dhe dëme materiale, njoftoi agjencia turke e lajmeve ''Anadolli Azhans''.
Tërmeti u regjistrua në gjirin Gokova duke shkaktuar frikë për një kohë të gjatë në bregun perëndimor të Turqisë, ku shkojnë çdo vit miliona turistë, theksoi agjencia turke e lajmeve, duke cituar zyrtarë lokalë.
Tërmeti me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ka qenë më i forti i tërmeteve që kanë goditur bregun e Mesdheut javën e kaluar, sipas institutit sismiologjik Kandilli.
(er.nu/BalkanWeb)