Plagosen 2 maturantë në Sarandë, 1 u përfshi në një sherr, tjetri ra nga ballkoni
SARANDË- Dy të rinj u dërguan nga Saranda në spitalin ushtarak të Tiranës, në gjendje të rëndë për jetën. Njëri prej tyre ra nga kati i katërt i një hoteli, ndërsa tjetri u godit me mjete të forta në një diskotekë në qytetin bregdetar. Të rinjtë mendohet se janë maturantë që kishin mbërritur në Sarandë, për të kaluar një fundjavë me bashkëmoshatarët e tyre.
17-vjeçari bie nga kati i katert i hotelit, ne gjendje kome
Një 17-vjecar nga Bubullima e Lushnjes rezulton të jetë hedhur nga kati i katërt i një ndërtese në qytetin e Sarandës, ndërsa ndodhej atje për pushime në fundjavë.
Ngjarja mendohet të ketë ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i të riut i cili pasi ka qëndruar për disa orë në spitalin civil të Sarandës është dërguar me urgjencë në mëngjes drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.
Burime zyrtare të Spitalit Ushtarak tregojnë për News 24 se i riu ndodhet aktualisht në gjendje kome të thellë me pak shpresa për të mbijetuar, ndërsa po punohet për identifikimin e tij.
Të njëjtat burime pohojnë se djaloshi gjatë momentit fatal mendohet të ketë qënë nën efektin e drogave të forta që mund ta kenë cuar atë në vetëvrasje.
Sarandë, plagoset rëndë 18-vjeçari, u godit me mjete të forta
Plagoset një tjetër maturant në qytetin e Sarandës. Bëhet fjalë për 18-vjeçarin Egli Roci, i cili është goditur me mjete të forta nga disa persona të paidentifikuar.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit në një prej diskove të qytetit, mjaft të frekuentuara nga rinia, e veçanërisht nga nxënësit të cilët shkojnë për ekskursione në qytein jugor.
Policia bëri të ditur se 18-vjeçari është në gjendje të rëndë dhe është transportuar në Tiranë. Ndërkaq vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(er.nu/el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera Mat, ra në kontakt me rrymën elektrike, rëndë 17-vjeçari