E Diel, 1 Nëntor 2026

Mat, ra në kontakt me rrymën elektrike, rëndë 17-vjeçari

MAT – Një 17-vjeçar u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin ushtarak të Tiranës, pasi ka në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë, në fshatin Baterr të vogël të Matit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 minuta, në afërsi të shkollës 9-vjeçare të fshatit.

Kanë qenë familjarët të cilët aritën të shpëtonin të riun dhe e dërguan atë menjëherë në spitalin e Burrelit, prej nga u transportua me helikopter në spitalin ushtarak.

Sipas bluzave të bardha, adoleshenti ka pësuar djegie të mëdha në të gjithë trupin.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›