E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja miqtë serbë të Berishës që kontrollojnë energjinë në Ballkan

Share

Diagrama paraqet rrjetin e kompanive të bosit serb, Vuk Hamoviç, i cili sipas gazetës Zëri është takuar në Vjenë me Shkëlzen Berishën dhe Damir Fazlliç. Rrjeti është me bazë në Qipro, atje ku prokuroria jonë nuk arriti të hetojë dot, ndërsa për Shqipërinë thuhet se kompania është në ndërtim.

Më poshtë keni një video ku do të shikoni një intervistë të Vojin Lazaraviç, një nga pronarët e kompanisë Rudnap Energie, e regjistruar dhe në Shqipëri, e cila ka fituar shumicën e tenderëve për furnizimin me energji elektrike të KESH. Intervista  është dhëne nga Vojin Lazarevic, bosi i Rudnap, në një televizion boshnjak. Lazareviç është operatori kryesor i bosit serb Vuk Hamoviç në Ballkan për energjetikën. Ai pranon në bisedë se ka qenë me Damir Fazliç dhe Tom Ridge, si dhe me zyrtarë të lartë boshnjakë dhe kreun e shërbimit sekret për të diskutuar për tregtinë e armëve dhe energjetikën në Ballkan. Ai pranon gjithashtu dhe lidhjet e tij të hershme me Arkanin. Farudin Radonic, i cili përmendet në bisedë, është biznesmen dhe botues në Bosnje, i afërt me Damir Fazlliç. Kjo bisedë është bërë në vitin 2007 dhe 5 vite duket se kanë qenë mëse të mjaftueshme që Fazlliç të fitojë direkt besimin e Vuk Hamoviç pa ndërmjetësinë e Lazareviçit. Damir Fazliç është ortak në Shqipëri me bosin e Rudnapit Vojin Lazarevic në kompaninë ALPHA dhe po ndërtojnë një nga impiantet më të mëdha energjetike në Porto Romano, një investim që llogaritet 65 milionë euro duke bërë realitet ëndrrën serbe për të dalë në Adriatik, nën kujdesin e Sali Berishës.

Dëshmia e Lazareviçit për takimin me Fazlliç dhe Tom Ridge

Transkripti i pjesshëm i bisedës:

Cilat janë kontaktet tuaja me Farudin Radonicën?

Me zotin Radonica pata kënaqësinë të takohem sepse ai është një biznesmen i suksesshëm dhe një investitor i rëndësishëm në fushën mediatike.

Bëtë ndonjë marrëveshje bashkë?

Jo, nuk arritëm në ndonjë marrëveshje. Ai operon në media dhe skemi ndonjë lidhje bashkë. Por pata kënaqësinë të takoja zotin Tom Ridge, i cili ka qenë këshilltar i presidentit Bush për Sigurinë. Zoti Ridge mendoj se është pranë disa firmave amerikane që kanë interes për të operuar në sektorin e tregut të armatimeve në Bosnjë-Hercegovinë dhe patëm mundësinë të bisedonim për këtë. Pastaj folën dhe për investimet në energjetikë.

Thatë sektorin e tregut të armatimeve?

Epo folëm dhe për këtë, sepse shoqëritë që përfaqëson zoti Ridge në këtë sektor operojnë kryesisht.

Me këtë po thoni se është shfaqur interes për të investuar në këtë lloj industrie?

Këtë nuk mund ta them unë… Shikoni, shikoni, kjo është pyetje vërtet interesante, por unë me këtë lloj industrie sjam marrë ndonjëherë.

Po çfarë mund të mbledhë së bashku në një darkë pune biznesmenë si ju, si zoti Radonica, si zoti Fazlliç, apo lobistë si Tom Ridge, apo dhe shefin e Shërbimeve Sekrete boshnjake, Almir Dzhuvo?

Po çfarë mund ti mbledhë….? Unë e pashë si mundësi të mirë për të njohur kryeministrin e një vendi të rajonit, si dhe zotin Ridge, që përfaqëson një njeri serioz në politikë dhe në biznes.

Pra, ju po thoni që ishte i pranishëm dhe kryeministri Nexhat Rankoviç. E konfirmoni sërish?

Po, po. Ishte, ishte.

Në mediet serbe është shkruar se ju keni biznese dhe me Zhelko Raznatoviçin, Arkanin.

E pranoj që kam pasur biznese me të. Por nuk është se kam pasur ndonjë miqësi apo shoqëri me zotin Raznatoviç. Kemi qenë të zënë në bizneset tona dhe kemi pasur disa ortakëri. Vetëm kaq.

Në fillim të viteve 90 keni qenë zëvendëskryetar i Partisë Nacionale të Malit të Zi, që e ka mbështetur hapur Radovan Karaxhiçin. Kështu është?

Do të ishte mirë të kontrollonit njëherë. Nuk kam qenë kurrë zëvendëskryetar, por anëtar dhe financues. Më vonë, pas rrëzimit të Sllobodan Millosheviçit, mora post në këtë parti.

Jeni penduar për bashkëpunimet dhe qëndrimet tuaja në të kaluarën?

Jo, nuk mund të them se kam ndonjë pendesë për aktivitetin tim. Po shikoni…., se kohët ndryshojnë, njerëzit evoluojnë. Prandaj nuk bëhet fjalë për pendesë, por për evoluim do të thosha unë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›