Tërmet 6,6 ballë në ishujt salomon, nuk ka alarm për Cunami
SIDNEJ- Një tërmet me fuqi 6,6 ballë ra sot në afërsi të ishujve Santa Cruz, në arkipelagun e ishujve Salomon, në Paqësor, njoftoi Instituti amerikan i gjeofizikës, USGS, por nuk u dha asnjë alarm për cunami.
Tërmeti ra në orën 15:00 (04:00 GMT) në një thellësi prej 38 kilometrash, rreth 350 kilometra në lindje të Kirakiras, qyteti kryesor i ishullit më të madh të grupit të ishujve Salomon, Makira, bëri të ditur UGGS.
Qendra e alarmit për cunami në Paqësor, me bazë në Havaji, njoftoi se nuk ka rrezik për cunami të madh dhe shkatërrimtar.
"Por, tërmetet kaq të fuqishëm mund të shkaktojnë cunami lokalë që mund ët jenë shkatërrimtarë përgjatë brigjeve që ndodhen deri 100 kilometra nga epiqendra", shtoi ai.
(d.b/BalkanWeb)