Dokumentar për Kim Jong-un, Korea në duart e tij

Ende pa u bërë muaji nga vdekja e Kim Jong Il, shteti komunist është përgatitur për liderin e ri, trashëgimtarin - Kim Jong Un. Autoritetet kanë bërë publik një dokumentar ku lideri i ri duket shumë i dashur për koreano veriorët, i qeshur dhe shumë i përkushtuar në udhëheqjen e shtetit.
Në këtë dokumentar, Kim Jong UN shfaqet i shoqëruar me ushtarë, i qeshur duke kalëruar e shumë i interesuar për mbarvajtjen e punëve të shtetit. Dokumentari është shfaqur në televizionin shtetëror ndërsa fokusi kryesor mbeten ushtarët dhe komunikimi i tyre me liderin e ri. Shteti komunist ka numrin më të madh të ushtarëve në botë, rreth 1.2 milionë. Mediat perëndimore kanë raportuar se kjo ditë e shfaqjes së dokumentarit mund të jetë edhe ditëlindja e Kim Jong Unit.