E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, arrestohen disa “spiunë” amerikanë

Ministri i inteligjencës i Iranit, Heydar Moslehi, ka deklaruar se shërbimet e fshehta të këtij vendi kanë arrestuar disa persona të cilët akuzohen se janë spiunë të Shteteve të Bashkuara si dhe janë përpjekur për të sabotuar zgjedhjet parlamentare në Iran, më 2 mars.
Ministri Moslehi tha se të dyshuarit, ishin në lidhje me kontaktet e tyre jashtë Irakut, nëpërmjet internetit por nuk ka dhënë numrin e saktë të arrestuarve dhe as kombësinë e tyre.
Raportohet se autoritetet e Iranit, periodikisht bëjnë publike arrestimin ose ekzekutimin e spiunëve të dyshuar të Shteteve të Bashkuara ose të Izraelit, por zakonisht japin pak informacione në lidhje me rastet.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›