Tërmet 7.2 ballë në Kili
Një tëmet me magnitudë 7.2 ballë e shkallës Rihter ka goditur zonën qendrore të Kilit, 103 km në veriperëndim të qytetit Talca, fatmirësisht pa viktima. Lëkundja ka ndodhur në thellësinë 10 km dhe ka provokuar panik në Santiago dhe periferi.
Autoritetet e kanë përjashtuar fillimisht mundësinë e cunamit, por më pas është kërkuar evakuimi i banorëve të zonës bregdetare.
Në Taska, ku është lokalizuar epiqendra e tërmetit, banorët janë përballur me mungesën e energjisë elektrike dhe ndërprerjen e linjave telefonike. Qyteti gjendet në rajonin që u godit dy vjet më parë nga një tërmet shkatërrues. / G.N.