E Diel, 1 Nëntor 2026

Gërdeci,Shoqata:KLD kontroll punës së gjyqtarëve

TIRANE- Zbardhje te shpejte te vendimit te Gjykates se Tiranes, me qellim mundesine per apelim brenda afatit dhe monitorim nga ana e KLD e punes se gjyqtareve qe jane marre me tragjedine Gerdeci. Keto jane vetem disa nga kerkesat e Shoqates se Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit të Gërdecit, qe do te behen publike sot permes nje konference per mediat.

Si pasoje e shpërthimit te fabrikes se demontimit të armëve 26 persona humben jeten dhe mbi 300 te tjere u gjymtuan.

Më 12 mars, tre ditë para 4 vjetorit të tragjedisë së Gërdecit, Gjykata e Tiranës i ka dhënë fund maratonës së gjatë të procesit për 29 të akuzuarit për këtë ngjarje të rëndë. 20 prej tyre kanë marrë një dënim total prej 98 vitesh burg, nderkohe 9 të tjerë u cilesuan te pafajshem.

Cfare kerkojne familjaret:

1. Gjykata e Tiranës të zbardhë pa vonesë vendimin e plotë me qëllim për të mundësuar apelimin nga Prokuroria e Përgjithshme brenda afatit ligjor prej 10 ditësh.
2. Prokuroria ta çojë deri në fund, në përputhje me sa dikton ligji, këtë proces që përfshin interesin e të gjithëve.
3. Gjykata e Apelit Tiranë të trajtojë me precedencë absolute ngjarjen e Gërdecit. Në vendimin e saj të tregojë seriozitetin dhe profesionalizmin e domosdoshëm në trajtimin e çdo kërkese nga ana e institucionit të Prokurorisë.
4. Këshilli i Lartë i Drejtësisë të monitorojë dhe vlerësojë punën e deritanishme të gjyqtarëve dhe të ndërhyjë për qartësimin e pikave ende të errëta të këtij procesi tejet të zgjatur.
5. Institucionet shtetërore të lartpërmendura të trajtojnë pa vonesë dhe brenda kompetencave të veta çdo kërkesë legjitime të familjarëve të viktimave të Gërdecit.
6. Ministri i Drejtësisë në bashkëpunim me Ministrin e Financave, dhe Gjykatën e Tiranës të marrin masat përkatëse për të përjashtuar familjarët e viktimave të Gërdecit nga detyrimi për pagimin e taksës gjyqësore, duke u garantuar kështu aksesin në gjykatë dhe në drejtësi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›