Studimi i Fizibilitetit, Fyle sot në Prishtinë
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle do të qëndrojë sot në Prishtinë, ku pritet të njoftojë fillimin e punës për Studimin e Fizibilitetit, hap ky drejt Marrëveshjes për Stabilizim Asociim.
Komisioni Evropian ka paralajmëruar Studimin e Fizibilitetit për Kosovën, pas arritjes së marrëveshjes për bashkëpunimin rajonal ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në muajin e kaluar.
Studimi në fjalë pritet të përfundojë kur të jetë gati edhe Raporti i Progresit për Kosovën, përkatësisht gjatë tetorit ose nëntorit të këtij viti.