E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bërthamori, Obama paralajmëron Iranin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama i ka bërë thirrje Iranit të veprojë me urgjencë në zgjidhjen e programit të tij të diskutueshëm bërthamor.

Është koha për ta zgjidhur në rrugë diplomatike. Është gjithmonë preferencë e imja që këto çështje të zgjidhen me diplomaci. Por, koha kalon. Udhëheqësit e Iranit duhet të kuptojnë se edhe ata përballen me një zgjidhje. Irani duhet të veprojë me seriozitetin dhe urgjencën që kërkon momenti. Irani duhet ti përmbushë obligimet e tij, ka thënë Obama.

Ai i ka bërë këto komente në një universitet të Koresë Jugore, në prag të samitit për siguri bërthamore.

Presidenti amerikan po ashtu u ka bërë thirrje liderëve të Koresë Veriore të kenë kurajë për të ndjekur paqen, ndërsa i ka paralajmëruar se provokimi çon në të tjera dënime ndërkombëtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›