Tërmet 8.9 shkallë të riterit godet Indonezinë
Tërmeti nxiti alarm për cunami në gjithë rajonin e Oqeanit të Indisë.
Qendra për Vërejtje për cunami theksoi se ende nuk dihet se a ka nxitur tërmeti një cunami, por këshilloi autoritetet që të ndërmarrin të gjitha masat e duhura.
Ky rajon goditet në vazhdimësi nga tërmetet. Cunami në Oqeanin e Indisë në vitin 2004 i kushtoi me jetë vetëm në Aceh 170 mijë njerëzve.
Qendra Gjeologjike e SHBA-së për vëzhgim theksoi se epiqendra e tërmetit ishte rreth 33 kilometra në thëllësi të detit, rreth 495 kilometra larg Banda Acehut, kryeqytetit të Acehut.
Qendra për vërejtje për cunami theksoi se tërmetet me një fuqi të tillë kanë potencial që të nxisin cunami shkatërrimtar, i cili mund të godasë brigjet në gjithë basenin e Oqeanit të Indisë.
Dridhjet janë ndier edhe në Singapor, Tajlandë dhe Indi.