Koreja e Veriut filloi mbushjen e raketës me karburant

Kjo raketë e bartë një raketë tjetër për në gjithësi, por perëndimi dyshon se kjo paraqet test të raketës me rreze të gjatë veprimi.
Autoritetet e Koresë Veriore nuk u kanë thënë gazetarëve të jashtëm se kur mbushja me karburant do të përfundoj, ose eventualisht kur do të lansohet raketa.
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, i ka tërhequr vërejtjen Phenianit, që të mos vazhdoj me lansim, duke thënë se “do të jetë kërcënim direkt për sigurinë rajonale”.
Ambasadorja amerikane në OKB, Susan Rice, tha se Këshilli i Sigurimit është pajtuar se Pheniani po planifikon “akt provokues”, që do ta izoloj edhe më tepër ndërkombëtarisht Korenë e Veriut.
Në anën tjetër, analistët thonë se pamja nga afër e raketës së Koresë së Veriut në shtratin e nisjes dhe e satelitit që mendohet ta çojë atë në hapësirë, i ka lejuar ata të nxjerrin konkluzione të reja rreth aftësive teknike të vendit të varfër.
Konkluzioni fillestar: Koreja e Veriut duket se ka bërë përparim serioz që nga përpjekja e dështuar tre vjet më parë, për të kryer një nisje me tre faza dhe për të çuar një satelit në orbitë.