E Diel, 1 Nëntor 2026

Clinton: Rusia po mban Assadin në pushtet

Qëndrimi pasiv i Rusisë në lidhje me krizën në Siri, po i mundëson presidentit të vendit, Baschar Al Assad, që të mbetet në pushtet”, deklaroi sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton.

“Refuzimi i Rusisë që t’i bashkohet veprimeve konstruktive po e mban Assadin në pushtet-të armatosur dhe të aftë që të injorojë kërkesat e popullit të tij, rajonit dhe botës”, theksoi Clinton.

Duke injoruar apelet e bashkësisë ndërkombëtare, për të zbatuar marrëveshjen për armëpushim, forcat e Assadit po vazhdojnë aksionet brutale kundër opozitës. Tërheqja masive e ushtrisë nga qytetet, ashtu siç e parasheh marrëveshja, nuk ka ndodhur, kanë deklaruar aktivistët në Siri.

“Siria nuk e ka shfrytëzuar mundësinë, që të dërgojë një sinjal të fuqishëm për paqe”, konstatoi edhe Kofi Annan, i dërguari i posaçëm i OKB-së dhe i Ligës Arabe në Siri.

Edhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së theksoi se është tejet i brengosur dhe kërkoi nga kreu shtetëror i Sirisë që t’i përmbahet marrëveshjes për armëpushim. “Dhuna duhet të ndalët dhe atë menjëherë”, deklaroi ambasadorja e SHBA-së, në OKB, Susan Rice.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›