E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmet i fuqishëm 6.3 ballë godet Afganistanin verior, 20 viktima dhe qindra të plagosur

Një tërmet me magnitudë 6.3 ballë goditi mëngjesin e kësaj të hëne (3 nëntor) qytetin verior afgan Mazar-e Sharif, duke shkaktuar të paktën 20 viktima dhe qindra të plagosur.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 28 kilometrash pranë qytetit me mbi përafërsisht 523 mijë banorë.

“Një total prej 150 personash të plagosur dhe shtatë viktima janë raportuar dhe janë transferuar në qendrat shëndetësore deri në mëngjesin e sotëm”, tha zëdhënësi i departamentit të shëndetësisë në provincën Samangan, Samim Joyanda.

USGS lëshoi një alarm portokalli në sistemin e tij PAGER, i cili paralajmëroi për ndikim të mundshëm të madh dhe viktima të shumta, duke theksuar se reagimi mund të kërkonte ndërhyrje në nivel rajonal ose kombëtar.

Zëdhënësi i provincës Balkh, Haji Zaid, tha se tërmeti shkaktoi dëme edhe në Xhaminë Blu, një nga vendet më të shenjta të qytetit të Mazar-i-Sharif. Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive njoftoi se po mbledh të dhëna të reja për shkallën e dëmeve.

Ekipet e shpëtimit ndodhet në terren për të kërkuar për të mbijetuar nën rrënoja.

Afganistani mbetet një nga vendet më të ndjeshme ndaj tërmeteve në rajon, për shkak të pozicionit të tij mbi dy çarje aktive tektonike. Në vitet e fundit, vendi është goditur nga disa tërmete vdekjeprurëse, përfshirë atë të vitit 2015, që vrau qindra njerëz në Afganistan dhe Pakistan, dhe tërmetin e vitit 2023, ku humbën jetën mbi 1,000 persona.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›