E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmet i fuqishëm në Indonezi, nuk raportohen viktima

Një tërmet me fuqi prej 6.6 balë të shkallës Rihter goditi sot juglindjen e rajonit Pallua, që gjendet në ishullin indonezian Sulauesi, ndërsa paraprakisht nuk ka raporte për viktima apo dëme materiale, njofton agjencia e lajmeve Reuters. Në një lajm që uraportua më herët u tha se tërmeti ishte me fuqi 6.5 ballë.
 

Qendra amerikane për paralajmërimin e rrezikut nga cunami në Paqësor njoftoi se tërmeti nuk shkaktoi cunami shkatërrues dhe se agjencia meteorologjike e Japonisë mbase do të kumtojë informata shtesë lidhur me këtë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›