E Diel, 1 Nëntor 2026

Austria për bisedimet: Nevojitet proçes i gjerë politik

Ambasadori austriak në Beograd, Clemens Koja ka thënë se pas bisedimeve të Kosovës dhe Serbisë për energjinë dhe telekomunikacionin do të jetë e nevojshme të hapet proces i gjerë politik.

“Në fakt, shpresoj qe pas bisedimeve të suksesshme për energjinë elektrike dhe telekomunikacionin do të jetë e nevojshme qe të hapet proces i gjerë politik në mënyrë qe merren me çështje të mbetura politika, siç janë të drejtat e serbëve në veri, mbrojtja e trashëgimisë kulturore serbe, kthimi i të shpërngulurve dhe kështu me radhë”, ka thënë Koja për gazetën serbe “Danas”.

Sipas tij, BE-ja është e njohur me qëllimin e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliç për ngritjen e dialogut në nivel politik. Ai ka theksuar se BE-ja është e bindur se Plani i Ahtisaarit përmban zgjidhje për këto çështje, por duhet të gjendet mënyra sesi të arrihet deri te pajtimi, i cili i`u pershtatet të dy palëve.

Një ditë më parë ambasadori britanik Ian Cliff deklaroi se e ka të qartë se një dialog i nivelit politik është i nevojshëm për trajtimin e çështjeve të hapura në Kosovë. Edhe Brukseli ka mirëpritur deklaratat e zyrtarëve serbë për faktin se dialogu me Prishtinën do të duhej të ngrihet në nivel më të lartë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›