E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmet i fuqishëm në Iran, mbi 50 të vdekur dhe qindra të plagosur

Gazeta Shqip

Dy tërmete të forta goditën Iranin veriperëndimor, duke shkaktuar panik në mesin e rreth 1.5 milionë banorëve të qytetit të Tabrizit si dhe përtej kufirit, në Armeni.

Qendra Sizmologjike e Universitetit të Teheranit tha se tërmeti i parë prej  6.2 i shkallës Rihter e kishte epiqendrën rreth 60 kilometra nga Tabrizi.

Deri tani raportohet për 50 të vdekur dhe 400 të lënduar nga lëkundjet e fuqishme, njofton AFP duke cituar një deklaratë të kreut të shërbimeve emergjente të Iranit dhënë agjencisë së lajmeve ISNA.
11 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Tërmet i fuqishëm në Iran, mbi 50 të vdekur dhe qindra të plagosur burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›