E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmet në Adriatik, lëkunden disa qytete të vendit

TIRANË- Një termet me intensitet prej 5 ballësh i shkallës Rihter është shënuar në orën 15:40 nga Instituti Sizmologjik. Mësohet se epiqendra ka qenë në detin Adriatik, ndërsa lëkundjet janë ndjerë lehtë edhe në qytetin e Durrësit, Tiranës, Shkodrës si dhe në qytetin e Rrëshenit ku janë shënuar dy lëkundje. Nuk ka njoftime per dëme.

Epiqendra e termetit ka qenë në brendesi te detit, pak kilometra larg zonës turistike të Ulqinit. Mësohet se qyteti bregdetar i Malit të Zi, është pa energji elektrike, si pasojë e avarisë në rrjet, shkaktuar nga tërmeti.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›