E Diel, 1 Nëntor 2026

Patos, evakuohen familjet. Zjarri djeg qindra hektarë

PATOS- Zjarrfikësit po përpiqen të neutralizojnë flakët e zjarrit që po i afrohen ish-depove ushtarake. Mësohet se njëra prej ish-godinave, ajo e raketave u përfshi nga flakët por fatmirësisht brenda kishte pasur disa fishekë të vjetër të cilët krijuar shpërthime të vogla pa shkaktuar dëme në njerëz apo shtëpi. Ndërsa godinat e tjera nuk janë të rrezikuara thonë drejtues të zjarrfikëses.

Ndërkohë flakët vazhdojnë të djegin pyllin e Lalarit dhe është mjaft vështirë të shuhen për shkak të terrenit të thyer. Ndërkohë 7 familje janë evakuuar pasi flakët iu afruan së tepërmi banesave të tyre. Zjarri ka rënë pranë fshatit të Lalarit të Patosit, ku edhe kanë qenë edhe depot ushtarake. Ato janë jashtë funksionit që nga '97 kur u shkatërruan por ekziston frika e mbetjeve ushtarake ndaj edhe zjarrfikëset po neutralizojnë flakët pikërisht në këtë zonë.


******



Zjarri në Qesarat djeg dy shtëpi dhe 1500 rrënjë ulliri


dt. 20 gusht

SARANDË -Dy shtëpi janë djegur në fshatin Qesarat, të Komunës së Livadhjasë nga zjarri që ra në një kullotë e më pas mori përmasa të mëdha. Kryetari i komunës së Livadhjasë që ka ndjekur çast pas çasti përhapjen e flakëve tha se është e pafalshme vonesa e zjarrfikësve të Sarandës dhe dezinformimi i përgjegjësit të këtij reparti për dërgimin e ndihmës.

Terreni i thepisur malor e ka vështirësuar ndërhyrjen e njerëzve dhe të mjeteve në vatrën tashmë të zgjeruar të zjarrit, duke e lënë pyllin dhe kullotën të digjen plotësisht. Zjarrfikëset e mbërritura në vendngjarje, pas tre orësh, veç sa kanë regjistruar vatrën e zjarrit pasi ndërhyrja ka qene e pamundur. Për pasojë, sipas burimeve zyrtare është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme pylli e kullote si dhe 1 500 rrënjë ulliri të vjetër. Dëmi më i madh është shkaktuar në fshatin Qesarat, ku rezultojnë dy shtëpi të djegura plotësisht dhe të kthyera në të pabanueshme, ndërsa nuk ka dëme në njerëz, shpend e kafshë.

Në Sarandë ka mbërritur edhe kreu i Emergjencave Civile, Alfred Olli, i cili tha se për tre ditë rresht rajoni Sarandës ka qenë i përfshirë nga zjarret. Komuna më e goditur ka qenë ajo e Livadhjasë. Sipas tij, komisioni i vlerësimit të dëmeve është në ngarkesë pune dhe nuk ka arritur të nxjerrë përfundimisht rezultatin përfundimtar të asaj çfarë kanë gllabëruar flakët e zjarrit në këtë komunë. Ky është zjarri i dytë që bie në këtë komunë, brenda 10 ditëve të Gushtit.



Zjarre në Pukë dhe Durrës, digjen dhjetëra hektarë


dt. 20 gusht

Flakët e zjarrit kanë përpirë hektarë të tërë me pyje në fshatin Iballë të Pukës. Zjarri i rënë mbrëmë, nuk është shuar ende. Po kështu në Spitallë të Durrësit, një zjarr që u ndez mbrëmë ka djegur afro 5 dylym pyje si dhe ka shkrumbuar 1 500 rrënjë ulliri.

Ndërsa në Spitallë flakët janë shuar në Iballë të Pukës ato vazhdojnë të përpijnë pemët. Zjarri po favorizohet nga temperaturat e larta dhe era e fortë. Banorë dhe zjarrfikës ndodhen pranë vatrës dhe po mundohen të shuajnë flakët e mëdha, por vështirësitë rriten për shkak të terrenit të thyer malor ndaj ndërhyrja propozohet të kryhet vetëm nëpërmjet ajrit.

Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia e banorëve të zonës. Situata është drejt përkeqësimit, duke shkatërruar masivin pyjor që karakterizon zonën e thellë malore të Iballës.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›