E Shtunë, 31 Tetor 2026

Termet ne Birmani 65 te vdekur e qindra te plagosur

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Birmaninë. Raportohen më shumë se 65 persona te vdekur. Tërmeti 6.8 ballë u ndje dhe në Vietnam dhe Tailandë. Burimet zyrtare në Birmani njoftuan për 111 të plagosur dhe 244 shtëpi, e dhjetra manastire budiste e disa ndërtesa qeveritare të dëmtuara.

Dëmtime raportohen dhe në rrugë, ura e pjesë të tjera të infrastrukturës. Në Birmani një nga vendet më të izoluara në Azi, e sunduar prej dekadash nga junta ushtarake ende mungojnë të dhënat e konfirmuara mbi shkallën e dëmtimeve.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›