E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raport per Libine Gedafi shkeli urdhrin e OKB

Tupat qeveritare të Libisë nuk po e respektojnë urdhrin e OKB-së për armëpushim, deklaroi para Këshillit të Sigurimit Ban Ki Mun. Megjithë deklaratat e shumta për pranimin e armëpushimit, trupat e Gaddafit vazhdojnë të shkelin të drejtat e njeriut, u shpreh sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon.

Gjatë raportimit të tij në KS të OKB-së në Nju Jork, sekretari i përgjithshëm u shpreh se sulmet janë shtuar ndërsa e përshkroi gjendjen humanitare si tejet dramatike. Pothuajse 340 mijë vetë ndodhen në arrati, rreth 9000 kanë mbetur të bllokuar në kufirin mes Egjiptit dhe Tunizisë. Burime mjekësore thonë se gjatë ditëve të fundit në Misrata janë vrarë mbi 100 vetë dhe janë plagosur mbi 1300 të tjerë.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›