Drejtues te larte te shtetit bashke ne 20 vjetorin e Gjykates Kushtetuese
Drejtues të lartë të shtetit shqiptar u bashkuan sot në 20 vjetorin e Gjykatës Kushtetuese, ku vlerësuan kontributin e këtij institucioni të lartë kushtetues.
Kështu, kreu i qeverisë shqiptare e cilësoi krijimin e Gjykatës Kushtetuese 20 vjet më parë si një ngjarje madhore për vendin. Sipas tij, Kushtetuesja pasqyroi zhvillimet politike, pasi kushtetutshmëria është shtylla kryesore e demokracisë.
Njëkohësisht, vlerësimin e Kryeministrit Berisha shteti ligjor është i konsoliduar në Shqipëri. Gjithashtu, duke vlerësuar punën e deritanishme të këtij institucioni në plotësimin e vakumit në ligjin themeltar të shtetit, shefi i qeverisë vuri në dukje rëndësinë që ka roli i Gjykatës Kushtetuese në integrimin e vendit në BE.
“Përgëzoj plotësimin e vakumeve në Kushtetutën e vendit me arsyetimet dhe gjykimet tuaja, ku janë bërë zëvendësime të rëndësishme, pasi në Shqipëri vendimet e gjyaktës kanë një rëndësi të veçantë, sidomos për integrimin e vendit. Uroj që roli juaj të vijë në rritje dhe kjo mund të realizohet duke pasur sensin kritik për veprimtarinë që keni krijuar”, vuri në dukje Kryeministri Berisha.
Nga ana e saj dhe Kryeparlamentarja, Jozefina Topalli vlerësoi maksimalisht rëndësinë e këtij institucioni si garante e demokracisë. Sipas saj, Gjykata Kushtetuese është guri themeltar për shtetin.
Nga ana e saj dhe Kryeparlamentarja, Jozefina Topalli vlerësoi maksimalisht rëndësinë e këtij institucioni si garante e demokracisë. Sipas saj, Gjykata Kushtetuese është guri themeltar për shtetin.