Tërmet në Ersekë, nuk njoftohet për dëme

Qyteti i Ersekës ka ndjerë mëngjesin e të shtunës lëkundje tërmeti.
Sipas institutit të GjeoShkencave tërmeti ka patur epiqendrën e tij 16 KM larg qytetit.
Magnituda e tij ka qenë 4.5 ballë e shkallës Rihter.
Ndonëse nuk kanë qenë shumë të forta, lëkundjet janë ndjerë pothuajse në gjithë juglindjen e vendit dhe Greqi.
Deri tani nuk raportohet për dëme të mundshme nga lëkundjet.