E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libia, SHBA mund të dërgojë trupa në terren

Nëse situata në Libi do mbetet kjo që është atëherë SHBA-jado të konsiderojë faktin e dërgimit të trupave tokësore në vend.

Lajmi u bë i ditur nga gjenerali Karter Ham, kreu i komandos së trupave amerikane në Afrikë, duke u nisur nga luftimet që po ndodhin mes rebelëve dhe forcave besnike të Gadafit. Megjithatë sipas tij nuk ka një situatë ideale për të marrë këtë vendim.

Zyrtari i lartë ka shprehur shqetësimin e tij mbi të gjitha për reagimin që mund të pasojë në rajon. Megjithatë presidenti i SHBA-së Barak Obama ka deklaruar se për disa herë se nuk do të dërgohen trupa në terren.

Gjenerali dekaroi gjithashtu NATO ka bërë një punë të mirë, në një situatë gjithmonë e më komplekse në terren, por dërgimi i trupave do të ishte në avantazh të rebelëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›