E Diel, 1 Nëntor 2026

Brazil, i riu vret 13 fëmijë në një shkollë fillorë

Masakër e frikshme në një shkollë fillore publike në afërsi të Rio de Zhanejros në Brazil, me 13 të vrarë dhe të paktën 20 të plagosur.
Personi i armatosur me dy armë, hyri në mjediset e brendshme dhe duke nisur nga korridori dhe nëpër klasa, hapi zjarr duke i marrë jetën 13 fëmijëve.
Disa media lokale raportojnë se numri i të vdekurve mund t`i kalojë të njëzet të vrarë. Viktimat janë të moshës nga 9 deri 14 vjeç. Ata janë qëlluar që të gjithë në kokë.
Vetë autori, ka mbetur i vdekur, raportojnë mediat lokale. Ai është vetëvrarë pak pasi forcat policore mbërritën pas të shtënave në vendngjarje. Hetimi ka nxjerrë se autori është Wellington Menezes Oliveira,dh kishte qënë më parë në shkollë
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›