Afganistan, 6 policë të vrarë nga sulmi i talebanëve

Gjashtë pjesëtarë të sigurisë së Afganistanit janë vrarë mbrëmë vonë, kur talibanët e armatosur e kanë aktivizuar një bombë të fshehur në një makinë, gjatë një sulmi kundër një qendre policore në qytetin jugor, Kandahar.
Shefi i policisë i këtij qyteti, Mohamed Muxhahid, tha se një sulmues vetëvrasës, që pretendoi të jetë shofer i makinës së ndihmës mjekësore, e aktivizoi eksplozivin, pasi oficerët e plagosur ishin vendosur brenda në makinë.
Kjo makinë e ndihmës mjekësore arriti pasi disa kryengritës të armatosur, hapën zjarr kundër ndërtesës së policisë.
Helikopterët amerikanë dhe makinat e blinduara kishin depërtuar për t`i mbështetur trupat afgane, që luftonin kundër rebelëve.
Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm, i cili, sipas raporteve, zgjat afro një orë.