E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmet në Japoni, nuk ka të dhëna për dëme

Një tërmet me magnitudë 5,2 ballë është regjistruar në rajonin e Tokios. Për momentin nuk janë regjistruar ende të dhëna për dëme materiale ose në njerëz.

Sipas agjensisë meteorologjike japoneze, tërmeti ka pasur si epiqëndër ujrat e oqeanit Paqësor në brigjet e prefekturës Chiba, 107 kilometra në jug-lindje të kryeqytetit të Japonisë, në një thellësi 35,6 kilometra.

Momentalisht nuk është dhënë asnjë paralajmërim për tsunami.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›