E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri, ende asnjë gjurmë për gazetaren Doroti Parvez

Ministri i Jashtëm i Iranit, Ali Akbar Salehi, ka thënë sot se ai “nuk ka informacione” për vendodhjen e gazetares amerikane, Doroti Parvez, e cila është shpallur e humbur ndërsa raportonte për televizionin Al Zhazira, në Siri.

Ambasada siriane në Uashington ka thënë se Parvez, ishte dërguar në Teheran më 1 maj, e shoqëruar nga konsulli në Damask.

Ai gjithashtu ka thënë se Parvez ishte kthyer në Iran sepse mbante me vete një pasaportë iraniane të skaduar kur kishte arritur në Damask, më 29 prill.

Gazetarja, Parvez, e cila disponon edhe pasaporten e SHBA-ve dhe Kandeze, nuk dihet se ku gjendet që prej ardhjes së saj në Siri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›