E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strategjia per te goditur trafiqet

Kryepolici i Gjirokastres pranon se eshte pergatitur nje plan per goditjen e trafiqeve te narkotikeve dhe te klandestineve. Pas bllokimit te autoboteve te furnizonin me uje parcelat e kanabisit ne Lazarat, radha i ka ardhur klandestineve. Ekzistenca e tre pikave doganore, ku njera eshte dalja kryesore per ne shtetin grek, ben qe te survejohet rreth 73 kilometra vije te gjelber kufitare, kryesisht zone malore dhe te pyllezuar. Qarku i Gjirokastres prej vitesh eshte nje nga me te prekurit nga fenomeni i kultivimit te kanabisit. "Te gjithe keta faktore shfrytezohen nga individe dhe grupe te mirefillta kriminale. Ne do bashkepunojme ngushte me Drejtorine Rajonale te Kufirit dhe Migracionit dhe me policine fqinje, ate te Janines, per te parandaluar dhe goditur keto trafiqe", sqaron kreu i policise, Arben Hysenaj. Bashkepunimi me komunitetin do te jete nje nga pikat kryesore qe do te trajtohet ne policine e Gjirokastres.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›