Termetet ne Shqiperi sitet arkeologjike te rrezikuara

Shqipëria renditet në zonat me risk jo të ulët sizmik, por ashtu si shumë sektorë, edhe pasuria historike e arkeologjike janë tërësisht të pambrojtura në raste tërmetesh e fatkeqësish natyrore. Përfaqëues të UNESCO-s dhe specialstë të huaj kanë theksuar dodmosdoshmërinë e hartimit të një palni kombëtar që do të ndihmojë në ruajtjen e siteve arkeologjike shqiptare.
“I njohim problematikat dhe ajo që duhet është një njohje më e mirë e terrenit, zonave me risk dhe atyre më vulnerabël. Vetëm kështu mund të ndërhyjmë aty ku duhet. Është i rëndësishëm një plan i qartë me mundësitë e ndërhyrjeve dhe kjo arihet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit rajonal”- tha Xhanpaolo Kavinato, përfaqësues i Këshillit Kombëtar të Kërkimeve në
Itali.
“Ne kemi gjithashtu një detyrë që ta transmetojmë këtë trashëgimi kulturore edhe në brezat e ardhshëm. Duhet të ketë një plan administrimi të trashëgimisë kulturore në momentin që kjo trashëgimi kërcënohet nga një risk qoftë natyror, qofte njerëzor. Nga ana tjetër, ne kemi edhe objekte të lëvizshme në muze, në rast të ndonjë konflikti të armatosur apo fatkeqësie natyrore duhet të kemi një plan të evakuuimit” - tha Iris Pojani, specialiste e arkeologjisë.
Projketi i UNESCO, mbështetur nga Kombet e Bashkuara synon hartimin e një projekti me qëllim ndërtimin e aftësive parapërgatitore në raste të fatkeqësive natyrore në sitet e trashëgimisë kulturore në Shqipëri. Rrëshqitjet e dheut në parkun Kombëtar të Apollonisë gati një vit më parë tregojnë se këto parqe janë vazhdimisht të kërcënuara nga fatkeqësitë natyrore dhe mungesa e planifikimeve të ndërtimeve.
Aurela Papadhima