E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një Soundgarden i ri niset në turne

Nga Express më 19 prill 2011 në ora 09:45

Rokerët nga qyteti amerikan Siettle prioritet që koncertin e parë të turneut ta mbajnë më 2 korrik, në Toronto, për të vazhduar pastaj edhe me tri koncerte tjera në SHBA. I pari mbahet më 13 korrik, në Filadelfia, i dyti më 18 korrik në Denver, kurse i treti më 22 korrik, në Los Angeles.

Datat e koncerteve të tjera do të bëhen të ditura më vonë, pohojnë anëtarët e grupit përmes një kumtese për media.

Ndryshe, grupi Soundgarden ishte shpërbërë në vitin 1996, megjithëse këngëtari i grupit, Chris Cornell, deklaroi vitin e kaluar se i gjithë grupi është bashkuar përsëri. Cornell asokohe paralajmëroi edhe mundësinë që grupi të niste punën në albumin e ri, megjithëse nuk e precizoi se kur do të ndodhte kjo gjë e as kur do të dilte në shitje.

Soundgarden ndërmjet viteve 1988 dhe 1996 publikuan pesë albume.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›