BE OSBE dhe SHBA Luftoni korrupsionin ne gjyqesor

BE, OSBE dhe SHBA bëjnë thirrje për reforma në sistemin gjyqësor. Përfaqësuesit e tyre në Tiranë i kanë bërë këto deklarata në një takim me fokus sistemin gjyqësor në Shqipëri dhe aktivitetin e Policisë në proceset zgjedhore. Përfaqësuesi i BE, Ettore Sequi tha se BE i akordon fonde Shqipërisë për luftimin e korrupsionit në gjyqësor, por vazhdimi i kësaj lufte sipas tij tashmë është përgjegjësi e qeverisë shqiptare.
Ambasadori i OSBE, Eugen Wollfarth u përqëndrua në kufizimin e imunitetit të gjyqtarëve duke kërkuar jo deklarata vullnetare për imunitetin, por përcaktim të saj në Kushtetutë. Wollfarth foli edhe për vonesat në miratimin e projektligjit për Gjykatën Administrative si dhe apeloi shmangien e vakumeve në Gjykatën Kushtetuese.
Ndërkaq ambasadori amerikan, Alexander Arvizu në fjalën e tij u ndal në punën e Policisë, veçanërisht për ditën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 8 Majit, ndërsa kërkoi që politika të mos ndërhyjë në punën e forcave policore.