“Termetet rrezikojne objektet shumekateshe”
Tragjedia e Gjirokastres duket se ka mbjelle frike jo vetem sa i perket kushteve teknike qe duhet te zbatohen, por edhe nga ana sizmike. Nisur nga fakti qe ne kryeqytet jane ndertuar objekte shumekateshe, drejtues dhe ish-drejtues te Institutit te Sizmologjise jane shprehur se ato ekzistuese, por edhe ne ndertim, duhet te testohen. “Objektet me shume kate duhet te testohen per qendrueshmerine e tyre. Pavaresisht menyres sesi jane ndertuar, duhet te krijohet nje baze informative per objektet dhe terrenet e ndryshme”, shprehen specialiste te ketij instituti. Sipas tyre, duke qene se Shqiperia ne pergjithesi dhe Tirana ne vecanti, jane zona te nxehta sizmike, atehere nje termet i mundshem mund te shkaktoje pasoja edhe me te renda. Per te shmangur keto ngjarje lypset zbatimi i te gjitha kushteve teknike dhe sizmike. Pak kohe me pare, sizmologet kane hartuar studimin sizmologjik, me qellim shmangien e ndonje katastrofe natyrore qe mund te shkaktohet ne ndertesat shumekateshe, si pasoje e ndonje lekundjeje te tokes.