“Qafe Gjashta”, dosja ne gjykate
Tirane- Prokuroria e Krimeve te Renda ka perfunduar hetimet dhe ka derguar per gjykim, dosjen hetimore ne ngarkim ndaj dhjete te pandehurve te akuzuar per masakren e “Qafe Gjashtes”, 11 vjet me pare. Ngjarja per te cilen akuzohen te pandehurit ka ndodhur me 4 mars te 1997, rreth ores 07:00. Nga hetimet ka rezultuar se viktima Gjergji Mehmeti se bashku me shtetasit Sokol Bizhga, Myzafer Blushi dhe Eduart Aliaj, te gjithe efektiva te Komisariatit te Policise Vlore, me urdher te ish – zv/ministrit te Brendshem, njekohesisht dhe Drejtor i Pergjithshem i Policise Agim Shehu, jane nisur per ne drejtim te qytetit te Sarandes, me qellim ringritjen e Komisariatit te Policise te ketij qyteti. Rreth ores 08:00 punonjesit e policise me autoveturen tip “Mercedez - Benz 240 D”, ne pronesi te Myzafer Blushit, jane nisur nga Vlora per ne drejtim te Sarandes. Sapo kane arritur ne Sarande kane vajtur ne komisariat, por kane konstatuar se ka qene i djegur plotesisht dhe rreth tij nuk ka pasur asnje punonjes policie. Pas ketij momenti, kane komunikuar ne telefon me zv/ministrin per situaten ne te cilen ndodhej Komisariati i Policise Sarande, i cili nuk mundej qe te riorganizohej dhe kane vendosur qe te largohen. Ne Sarande rastesisht takohen me shtetasit Lefter Blushi, Genci Blushi (familjare te punonjesit te policise Myzafer Blushi) dhe Krenar Ferunin, te cilet do vinin per ne Gjirokaster. Rreth ores 12:30 – 13:00, kane vazhduar rrugen per ne dalje te qytetit te Sarandes, por ne momentin qe kane vajtur tek nenstacioni elektrik i qytetit te Sarandes (i cili ndodhet ne dalje te qytetit per nga drejtimi i levizjes se punonjesve te policise) i ka parakaluar nje makine tip “Mercedez-Benz 190”, me ngjyre jeshile dhe me targa te Sarandes brenda te cilit kane qene tre persona. Ky automjet iu ka prere rrugen dhe ka ndaluar rreth 4-5 metra para autovetures se punonjesve te policise. Prej aty ka zbritur pasagjeri qe ndodhej i ulur ne sediljen e pare, i cili ne dore ka pasur dhe nje arme automatike tip kallashnikov. Ky person, eshte afruar tek automjeti i punonjesve te policise, ka komunikuar me ta dhe i ka pyetur se kush ishin dhe ku do venin, ketij personi i eshte pergjigjur Sokol Bizhga duke iu prezantuar ne emer, gjithashtu i ka thene se ishin punonjesit e policise se Vlores. Nga automjeti me targa te Sarandes, per te pare se cfare po ndodhte me shokun e tyre kane dale dhe dy personat e tjere konkretisht pasagjeri i sediljes se pasme dhe drejtuesi i automjetit. Ne kete moment ka ndodhur dhe nje shkembim zjarri ku per pasoje drejtuesi i automjetit me targa te Sarandes, largohet me shpejtesi per ne dalje te qytetit te Sarandes, rruge e cila te shpie dhe ne Gjirokaster. Drejtuesi i automjetit te Sarandes ka qene deshmitari Armand Hysi, pasagjer ne sediljen e pare i pandehuri Edmond Sejko (i thirrur ndryshe “Bubeqi”) dhe ne sediljen e pasme ka qene deshmitari Fatos Mahmutaj. Duke u ndodhur ne nje situate te tille dhe duke menduar se rruges mund te ndesheshin me njerez te tjere te armatosur, punonjesit e policise kane futur ne automjetin e tyre te pandehurin Edmond Sejko dhe shtetasin Fatos Mahmutaj, me te vetmin qellim per te siguruar kalimin e tyre pa probleme nga Saranda. Nga hetimet, ka rezultuar se shtetasi Armando Hysi ne momentin qe ka arritur ne vendin e quajtur “Qafa e gjashtes”, pikerisht tek karburanti i shtetasve Stefan dhe Niko Vaso ( i cili ndodhet rreth 200 - 300 m nga nenstacioni elektrik), ka komunikuar me grupin e personave te armatosur sarandjote, qe kane qene ne karburant dhe ju ka thene se nje automjet me targa te Vlores, me disa persona te armatosur kane marre peng Edmond Sejkon (Bubeqin) dhe kunatin e tij Fatos Mahmutaj dhe pas ketij momenti largohet per ne drejtim te fshatit Metoq te Sarandes, ndersa personat e armatosur qe ndodheshin tek karburanti, jane pozicionuar ne pritje te automjetit me targa te Vlores. Pas disa minutash, punonjesit e policise me automjetin e tyre, kane vajtur ne vendin e quajtur “Qafa e gjashtes”, por kur afrohen rreth 50 m para pikes se karburantit te vellezerve Vaso, jane gjendur perballe nje sulmi me arme zjarri pikerisht nga grupi i personave te armatosur te cilet kane qene te pozicionuar rreth karburantit. Te ndodhur ne nje situate te tille, punonjesit e policise kane ndaluar automjetin pas nje kamioncine te parkuar rastesisht ne ane te rruges dhe me qellim kalimin e rruges pa ndonje problem, ka zbritur nga makina i paarmatosur Sokol Bizhga dhe i eshte drejtuar grupit te personave te armatosur me fjalet: “Jam shefi i Policise Kriminale te Vlores, jemi leber, jemi vellezer prandaj mos qelloni”. Por nga ana e personave qe ndodheshin tek karburanti ka vazhduar serish qe te qellohej me arme. Pas ketij momenti, punonjesit e policise kane kerkuar nga personat qe kishin ne automjetin e tyre, pikerisht nga i pandehuri Edmond Sejko dhe shtetasi Fatos Mahmutaj, meqenese ishin sarandjote te venin tek personat e armatosur qe ndodheshin tek karburanti dhe te negocionin me ta, qe te largoheshin pa ndonje problem ne drejtim te Gjirokastres. Por, ne momentin kur i pandehuri Edmond Sejko dhe shtetasi Fatos Mahmutaj kane vajtur ne afersi te personave te armatosur, i pandehuri Edmond Sejko, jo vetem qe nuk ka negociuar, por ju ka thene fjalen “Tufjani”, ky ka qene dhe momenti ne te cilin personat e armatosur kane vazhduar serish duke qelluar me bresheri armesh zjarri, ne drejtim te punonjesve te policise ku per pasoje, pas rreth 10-15 minutash shkembim zjarri ka mbetur i vrare punonjesi i policise Gjergji Mehmeti. Gjate shkembimit te zjarrit punonjesit e policise Myzafer Blushi dhe Sokol Bizhga kane arritur qe te largohen nga vendi i ngjarjes, ndersa punonjesi tjeter i policise Eduart Aliaj nuk ka arritur qe te largohet, por eshte kapur nga personat e armatosur, i cili eshte mbajtur peng dhe keqtrajtuar per disa dite ne qytetin e Sarandes. Me pas personat e armatosur i kane vene flaken makines ku ndodhej trupi i punonjesit te policise Gjergji Mehmeti. R.Caushaj
Te pandehurit
Vladimir Sinani,
Nestor Sinani,
Alqi Paguni,
Eduart Cipa,
Edmond Sejko,
Mikel (Flamur ose Vladimir) Kendezi,
Arben Kendezi,
Agron Qurku,
Aleksander Bala
Ristan Lapa
Te pandehurit
Vladimir Sinani,
Nestor Sinani,
Alqi Paguni,
Eduart Cipa,
Edmond Sejko,
Mikel (Flamur ose Vladimir) Kendezi,
Arben Kendezi,
Agron Qurku,
Aleksander Bala
Ristan Lapa