E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan/ Plagosja e dy te rinjve, autori ne arrati

Policia e Elbasanit eshte ende ne kerkim te autorit qe plagosi me arme zjarri, dy te rinj ne lagjen “Visarion Xhuvani” mbremjen e se henes. Per pasoje mbeten te plagosur Erald Kofsha, 20 vjec dhe Bruno Skora, 18 vjec. Sipas te dhenave te policise, atentati eshte kryer me arme zjarri tip pistolete. Kofsha eshte plagosur ne shpatullen e djathte dhe u dergua per mjekim me te specializuar ne Spitalin Ushtarak ne Tirane, ndersa Skora eshte plagosur ne kembe. Grupi hetimor gjeti ne vendngjarje tre gezhoja, te cilat jane administruar ne cilesine e proves materiale. Dyshohet se shkak eshte bere sherri mes dy grupeve.

F.S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›