E Diel, 1 Nëntor 2026

Mesonte gjuetine me arme sportive, plagos te miturin

Fier- Deshira per te mesuar gjuetine me nje pushke sportive, per pak sa nuk eshte kthyer ne tragjedi. Nje 34 vjecar eshte ndaluar pas nje muaji kerkimesh nga policia e Fierit, pasi akuzohet per plagosjen me pasoje nxjerrjen e syrit te nje 10 vjecari ne Libofshe. Burime zyrtare te policise vendore thane dje, se arrestuan Lavderim Xhaferrin, banues ne Ferras Sektor te Lushnjes. Ndaj tij ishte bere denoncim nga prinderit e te miturit H. M., i cili u mjekua ne spitalin e Fierit pas plages qe ka marre ne syrin e majte dhe u nis per kurim me te specializuar drejt Turqise. Gjate deshmise se dhene vogelushi eshte shprehur se nje person e ka plagosur ate, teksa gjuante me pushke sportive ne ajer. I dyshuari eshte larguar nga vendngjarja menjehere, ndersa u be shpallja ne kerkim, per vepren penale te “plagosjes”. Gjate kontrollit te baneses uniformat blu zbuluan edhe armen sportive te kalibrit 4,5mm te te dyshuarit.

Xh.B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›