Termeti, 6 numri i maqedonasve te vdekur

Ambasadori amerikan ne Shkup, Filip Riker ka ngushelluar sot familjaret e viktimave dhe ka shprehur mbeshtetjen e vendit te tij.
“Do te doja t’iu shprehja ngushellimet familjareve te viktimave ketu ne Maqedoni, si dhe popullit italian per tragjedine e termetit”, ka deklaruar Riker.
Edhe ambasadori shqiptar Arben Cejku u ka shprehur autoriteteve maqedonase mbeshtetjen e shtetit shqiptar.
“Pash dhembjen e familjareve te viktimave dhe ofrova mbeshtetjen e shtetit shqiptar”, eshte shprehur ai.
Nderkohe, zevendeskryeministri maqedonas Abdylaqim Ademi ka bere te ditur se shteti maqedonas do te mbuloje shpenzimet per sjelljen e trupave ne vend, do te jape 2 mije euro per familjet e viktimave dhe 15 mije euro per shtetasit italiane te prekur nga tragjedia.