SHBA,rimerret anija e transportit, u rrëmbye nga piratët
Pentagoni ka bërë të ditur se anija e transportit me flamur amerikan është rimarrë nën kontrollin e forcave të SHBA-së. Marina amerikane kishte lajmëruar më herët se piratët kishin rrëmbyer një anije transporti me flamurin amerikan në brigjet e Somalisë. Zëdhënësja Xhejn Kempbell tha se anija me pronësi daneze u mor të mërkurën paradite rreth 450 kilometra në juglindje të qytetit Eil në rajonin Puntland. Anija kishte 20 shtetas amerikanë në bord dhe po shkonte në Mombasa të Kenias. Kjo është anija e gjashtë që është rrëmbyer në rajon brenda kësaj jave. Ndërkohë që incidenti shënon rastin e parë që një anije me flamur amerikan merret peng nga piratët somalezë që veprojnë në Gjirin e Adenit. Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera dislokuan luftanije pranë Somalisë vitin e kaluar në përpjekje për të ndaluar piratët që duket se tani po veprojnë më larg brigjeve për t'i shpëtuar patrullimeve detare.