E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmeti, Berlusconi anullon vizitën në Moskë, shkon në Akuila

Ndërsa raportohet se numri i viktimave të tërmetit në pjesën qëndrore të Italisë sa vjen e rritet, kryeministri Silvio Berlusconi ka anuluar vizitën e tij në Moskë. Berluskoni është nisur në Akuila, zonën e shkatërruar nga tërmeti. Kryeministri u shpreh në një kanal televiziv se do të bëhet pjesë e punës konkrete, që njerëzit të kuptojnë se shteti është i pranishëm përmes autoritetit të qeverisë. Gjithashtu Kryeministri Berluskoni firmosi gjithashtu dekretin për shpalljen e gjendjes së emergjencës kombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›