Itali, situatë kaotike pas tërmetit në Akuila

Qindra persona enden në mes të rrugëve, shesheve ose fushave të futbollit, dhe për fat të keq nëpër rrugë mund të shohësh edhe të viktima të mbuluar me një batanije. Fytyrat e të mbijetuarve janë akoma të friksuara nga tronditja e mbrëmshme. Dhe situata bëhet akoma më e vështirë kur fillojnë të ndihen ende tronditje të vogla, por të cilat arrijnë të shembin vetëm ndërtesat gjysmë të shkatëruara. Kërkimet për gjetjen e të mbijetuarve nga tërmeti shkatërrimtar filluan që në orët e para të mëngjesit dhe ekipeve të shpëtimit u janë bashkuar edhe qytetarët e thjeshtë, që kanë mbërritur edhe nga qytete të tjera të vendit për të ndihmuar në përballin e situatës së rëndë.